E rëndë në Shkodër, 13-vjeçarja shqiptaro-amerikane abuzohet pas largimit nga banesa! Dy të arrestuar, Prokuroria kërkon identifikimin e të tjerëve

E rëndë në Shkodër, 13-vjeçarja shqiptaro-amerikane abuzohet pas largimit nga banesa! Dy të arrestuar, Prokuroria kërkon identifikimin e të tjerëve

Rasti i rëndë i abuzimit seksual ndaj 13-vjeçares amerikano-shqiptare në Shkodër vijon të zbardhet, ndërsa Policia ka njoftuar ndalimin e dy personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje. Bëhet fjalë për një 46-vjeçar nga Tirana dhe një 49-vjeçar nga Fieri, ndaj të cilëve Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Sipas Policisë, e mitura ishte larguar nga banesa dhe u gjet pas disa ditësh kërkimesh në Tiranë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për trafikim dhe abuzim seksual me të miturën. Njoftimi i Policisë: “DVP Shkodër. Ndalohen, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, dy shtetas të dyshuar për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual. Pas kallëzimit të familjarëve se një 13-vjeçare ishte...