Zyrtare/ Senegali kampion i Afrikës, CAS i Lozanës i konfirmon trofeun që e humbi në tavolinë!

Zyrtare/ Senegali kampion i Afrikës, CAS i Lozanës i konfirmon trofeun që e humbi në tavolinë!

Në fillim Senegali, pastaj Maroku dhe sërish Senegali. Ky i fundit është shpallur sërish kampion i Afrikës, duke i dhënë fund një telenovele surreale, që zgjat për gati një vit. Gjykata e Arbitrzhit Sportiv në Lozanë dha verdiktin përfundimtar në favor të “Luanëve të Terangës”, pas një “gjyqi sportiv” që zgjati 10 muaj. Senegali fitoi në fushë, në një finale të trazuar kundër Marokut, zot shtëpie në Rabat më 18 janar, por më pas u detyruara ta dorëzojë sërish trofeun në tavolinë. Kjo pasi, më 17 mars, Konfederata e Futbollit Afrikan vendosi të dënojë kombëtaren senegaleze, pas vendimit të ekipit për t’u larguar nga fusha gjatë ndeshjes finale, duke e braktisur atë për 15 minuta në shenjë proteste ndaj gjykimit. Sadiu Mane dhe shokët e...