Kupa e Italisë drejt një reformimi të thellë. Dy formate në lojë, ndeshje me eliminim direkt. JA DETAJET

Kupa e Italisë drejt një reformimi të thellë. Dy formate në lojë, ndeshje me eliminim direkt. JA DETAJET

Lega Serie A ka hapur tenderin për të drejtat televizive të Coppa Italia, me synimin për të rritur të ardhurat gjatë tre viteve të ardhshme. Për të arritur këtë qëllim, po shqyrtohet gjithashtu një format i ri për kompeticionin. Për momentin janë në lojë dy formate. Formati A ruan gjendjen aktuale, me pjesëmarrjen e 40 klubeve: 20 ekipe nga Serie A, 16 nga Serie B dhe katër nga Serie C. Tetë klubet më të mira në renditje, bazuar në rezultatet e sezonit të kaluar, do të hynin në garë direkt në fazën e 16-sheve dhe do të kishin të garantuar të drejtën për të luajtur në shtëpi, sipas skemës së paracaktuar. Kjo përputhet me formatin aktual. Formati B e zgjeron numrin e pjesëmarrësve në 56...