UEFA Development U15: Shqipëria e mbyll me fitore, por nuk mjafton për vendin e parë

UEFA Development U15: Shqipëria e mbyll me fitore, por nuk mjafton për vendin e parë

Shqipëria U15 e mbylli me fitore turneun UEFA Development, duke mundur 2-0 në “Shtëpinë e Futbollit” përfaqësuesen e Ishujve Faroe. Skuadra kuqezi ishte dominuese gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa arriti të shënojë dy gola në pjesën e dytë me Muçën dhe Liçkën. Trajneri Bledar Borova e nisi sfidën me këtë formacion: Cen Amulli, Uvejs Kadriu, Gabriel Haka, Sergen Jakupi, Enis Repaj, Damian Qatipi, Deon Fehimi, Enio Shtuka, Loen Liçka, Rouen Dani dhe Patrik Shurdhaqi. Ndërkohë, në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Alessio Paloka, Rei Muça, Brian Hykollari, Ersan Senko dhe Gerald Qirjazi. Pjesa e parë foli e gjitha për Shqipërinë, që krijoi shumë raste për shënim, por nuk arriti t’i konkretizojë. Në minutën e 35-të, fati nuk ishte në anën e Liçkës, teksa goditja e...