Rey Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin: Nuk përmbushën detyrimet financiare dhe premtimet, pas një periudhe të gjatë durimi…

Rey Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin: Nuk përmbushën detyrimet financiare dhe premtimet, pas një periudhe të gjatë durimi…

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me klubin turk Sivasspor. Përmes një deklarate të publikuar në një story në profilin e tij në Instagram, Manaj ka bërë të ditur se vendimi vjen pas një periudhe të gjatë pritjeje, gjatë së cilës, sipas tij, klubi nuk ka përmbushur detyrimet financiare dhe premtimet e dhëna. Futbollisti shqiptar shprehet se iu bashkua Sivassporit me synimin për të ndihmuar skuadrën të rikthehej në Superligën turke, por kushtet e nevojshme për realizimin e këtij objektivi nuk u krijuan. Manaj thekson se gjatë muajve të fundit i ka dhënë klubit disa mundësi për të zgjidhur situatën, madje në disa raste i ka vendosur zyrtarisht një afat prej 15 ditësh për përmbushjen e detyrimeve. Megjithatë, sipas tij,...