EMRAT/ Plagosja me thikë në Fier, policia arreston autorin e dyshuar, punonjësi i plagosur po trajtohet në spital!
Policia ka identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 29-vjeçari në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku i riu Bexhet Myftari mbeti i plagosur pas një konflikti fizik. Sipas njoftimit zyrtar, personi i dyshuar për ngjarjen është shtetasi Grejsi Avdulaj, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit. Njoftimi i Policisë: “Informacion shtesë. Në vijim të informacionit paraprak për një konflikt të ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, ku u plagos me mjet prerës shtetasi B. M., 29 vjeç, bëjmë me dije se është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar, shtetasi G. A. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet për zbardhjen e rrethanave të...
Burimi:
javanews.al