Shokuese, 13-vjeçarja amerikano-shqiptare abuzohet seksualisht në disa qytete, 4 persona në pranga
Një ngjarje e rëndë që përfshin abuzimin seksual të një të miture 13-vjeçare po hetohet nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria, pas zhdukjes së vajzës nga Shkodra dhe gjetjes së saj disa ditë më vonë në Tiranë. 13-vjeçarja, me origjinë nga Shkodra dhe e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjarëve. Pas denoncimit, policia e Shkodrës, në bashkëpunim me drejtoritë e tjera vendore, Prokurorinë dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës Amerikane, nisën kërkimet për gjetjen e saj. Pas disa ditësh kërkimesh, e mitura u gjet në Tiranë, në gjendje të rënduar psikologjike. Nga ekzaminimet mjekësore, dëshmia e saj dhe provat e mbledhura nga grupi hetimor, dyshohet se 13-vjeçarja është abuzuar seksualisht nga disa persona...
Burimi:
syri.net