Ditari i Papa Françeskut: Kam parë djallin tri herë

Ditari i Papa Françeskut: Kam parë djallin tri herë

Papa i ndjerë Françesku ka rrëfyer në ditarin e tij personal se e ka parë djallin në tri raste të ndryshme dhe se një herë ka parë edhe “portat e ferrit”. Rrëfimet janë bërë publike në librin “Ditari personal i Papa Françeskut”, të përgatitur nga kardinali argjentinas Víctor Manuel Fernández, i cili përmban shënime të mbajtura gjatë viteve 1992–2024. Në një shënim të 24 janarit 2021, Françesku përshkruante tri raste kur, sipas tij, djalli i ishte shfaqur fizikisht: në Buenos Aires, në një kapelë karmelitane dhe në Romë, pas vizitës së tij në Kili në vitin 2018. “E pashë nga dritarja e makinës. Nuk do t’i harroj sytë e tij kërcënues dhe, njëkohësisht, joshës”, shkruante ai. Në një tjetër shënim, të 7 qershorit 2018, Françesku...