Paralajmërimi i fortë nga OKB, vitin e ardhshëm do të rriten infeksionet e reja me HIV
Duke filluar nga viti i ardhshëm, infeksionet e reja me HIV mund të rriten. Kjo, pasi shkurtimet e financimit ndërkombëtar dhe fushatat kundër të drejtave të njeriut, po rrezikojnë seriozisht progresin e arritur në luftën kundër kësaj sëmundjeje. Diçka e tillë është paralajmëruar nga drejtuesja ekzekutive e UNAIDS-it, Winnie Byanyima. Kjo e fundit ka thënë se bota është shumë pranë arritjes së qëllimit, për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS-it. Megjithatë, Byanyima ka paralajmëruar se kufizimi i të drejtave të njeriut dhe mungesa e fondeve, mos të sjellin dështimin e avancimeve të bëra deri më tani. “Jemi në prag të përfundimit të AIDS-it. Kjo ka qenë një nga historitë më të mëdha të suksesit në shëndetin global. Por pikërisht kur duhet ta përmbyllim këtë përpjekje,...
Burimi:
javanews.al