Nga hotelet dhe klubet e natës te minierat e kromit, më 26 nëntor vendoset fati i aseteve të Orges Jahelezit

Nga hotelet dhe klubet e natës te minierat e kromit, më 26 nëntor vendoset fati i aseteve të Orges Jahelezit

Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë për në datën 26 nëntor 2026 shqyrtimin në Dhomë Këshillimi të çështjes pasurore ndaj shtetasit Orges Jahelezi (i njohur edhe si Dritan Jahelezi, Artan Elezi apo me pseudonimin “Nita”), me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Objekti i këtij procesi gjyqësor është “konfiskimi i pasurive në pronësi ose posedim të tërthortë të subjektit të aktit normativ, shtetasit Orges Jahelezi, dhe kalimi i tyre në favor të shtetit shqiptar”. Çështja po shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Genti Shala (relator), E. Dhimitri dhe M. Buhali. Përveç subjektit kryesor nën hetim, në këtë proces figuron si palë e tretë një rreth i gjerë personash fizikë – kryesisht familjarë dhe të afërm të...