Gjykata e Lartë rrëzon sërish Malltezin, mbeten nën sekuestro 25 pasuritë

Gjykata e Lartë rrëzon sërish Malltezin, mbeten nën sekuestro 25 pasuritë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros nga 25 pasiri, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe të konfirmuar nga Apeli i Posaçëm. Pasuritë janë vënë nën sekuestro në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Ato përfshijnë disa llogari bankare në vlera të ndryshme monetare, apartamente si dhe përqindje kuotash në disa kompani. Malltezi po gjykohet për veprat “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash” në dosjen e njohur si “Partizani”.