E rëndë në Fier, sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit mbrëmjen e kësaj të marte (24 nëntor), ku një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një punonjës të një “fast food-i”. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas plagosjes, autori i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij. I plagosur ka mbetur një 30-vjeçar, i cili është dërguar në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Burimi:
javanews.al