Plagos me thikë punonjësin e fast food-it në Fier, 17-vjeçari në kërkim

Plagos me thikë punonjësin e fast food-it në Fier, 17-vjeçari në kërkim

foto nga vendi i ngjarjes FIER-  29 vjeçari Bexhet Myftari, punonjës në një fast food në Fier ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17;20 në lagjen 'Konferenca e Pezës'. I mituri dyshohet se e ka goditur 29vjeçarin me thikë në bark dhe më pas eshtë larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar 17-vjeçarin dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit. Njoftimi i Policisë: Fier/Plagosi me mjet prerës një 29-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet 17-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e tij. Sot, rreth...