Defekti në nënstacionin e Spitallës lë pa energji disa zona në Durrës, furnizimi rikthehet pas 15 minutash
FOTO ILUSTRUESE DURRËS- Një defekt në Nënstacionin Elektrik të Spitallës ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të Durrësit. Problemi u konstatua gjatë ditës së sotme më 24 nëntor duke prekur zonën nga Policia në drejtim të Kënetës, Spitallën dhe sektorin Rinia. Për rikthimin e furnizimit me energji u ndërhy përmes linjave unazore duke bërë të mundur normalizimin e situatës brenda 15 minutash nga momenti i shfaqjes së defektit. Ndërprerja nuk ka prekur pjesën tjetër të qytetit, ndërsa aktualisht furnizimi me energji elektrike në të gjitha zonat e prekura është rikthyer në normalitet./ZËRI
Burimi:
zeri.ai