Tirana mirëpret më 25-26 nëntor Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, zbardhet agjenda dyditore

Tirana mirëpret më 25-26 nëntor Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, zbardhet agjenda dyditore

Flamujt e BE-së dhe Shqipërisë TIRANË- Më 25 dhe 26 nëntor, në Tiranë do të mblidhen investitorë, sipërmarrës dhe përfaqësues të institucioneve europiane e ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Në qendër të diskutimeve do të jenë mundësitë e financimit të bizneseve, investimet në teknologji, energji dhe infrastrukturë digjitale si dhe integrimi i sipërmarrjeve të rajonit në tregun europian. Gjatë aktivitetit do të prezantohen gjashtë startup- e nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në diskutime do të marrin pjesë përfaqësues të Bankës Botërore, BERZH-it dhe Bankës Europiane të Investimeve. Mes të ftuarve janë ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, dhe ish-kryeministrat italianë Massimo D’Alema dhe Enrico Letta, ky i fundit me pjesëmarrje online. Forumi do të përmbyllet më 26 nëntor me fjalimet...