VIDEO/ Gaba: Rama po humbet kontrollin mbi PS-në, deputetët nuk e shohin më si zgjidhje, por si problem
Gazetari Gentian Gaba, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, përplasjet mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit, si dhe qëndrimet e kësaj të fundit për çështjen e Belinda Ballukut. Gaba e cilësoi sjelljen e kryeministrit ndaj Spiropalit si një akt dobësie, duke argumentuar se Rama po përballet me humbjen e besimit edhe brenda radhëve të tij politike. Sipas tij, rasti i Spiropalit lidhet edhe me episodin në Fier, ku Rama mori përsipër autorësinë e aktit të largimit të saj dhe, për këtë arsye, minimalisht duhet të ishte pyetur për çështjen. Ai solli në vëmendje edhe mesazhet kontradiktore të Ramës ndaj deputetëve socialistë, duke kujtuar se në Asamblenë e PS-së, me dyer të mbyllura,...
Burimi:
syri.net