Manastirliu, Hajdari apo Koçiu? Gara për Tiranën nxjerr emrat në skenë
Gara për Bashkinë e Tiranës ka nisur të prodhojë emra dhe skenarë brenda Partisë Socialiste, por ende pa një kandidaturë zyrtare. Në një diskutim në NTV, panelistët analizuan disa alternativa të mundshme dhe ndikimin që zgjedhja e kandidatit mund të ketë në ekuilibrat e brendshëm të partisë. Në fokus të debatit u vendosën Ogerta Manastirliu dhe Arbër Hajdari. Analisti i lidhur në distancë argumentoi se Edi Rama mund të preferojë një figurë jashtë strukturave tradicionale të PS-së, pasi një profil i tillë nuk do të shihej menjëherë si rival për drejtimin e partisë. Në këtë kontekst, ai përmendi emrin e Hajdarit. Sipas analizës së tij, përzgjedhja e kandidatit lidhet edhe me raportet mes grupeve të ndryshme brenda Partisë Socialiste, ku përmendi kampin e lidhur me...
Burimi:
ntv.al