Koçeku-Spiropalit: Mos u mërzit Elisa! Dhi e egër s’kanë si me të thanë, do të të kërkojnë…

Koçeku-Spiropalit: Mos u mërzit Elisa! Dhi e egër s’kanë si me të thanë, do të të kërkojnë…

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas vendimit të Partisë Socialiste për të përjashtuar zyrtarisht Elisa Spiropalin nga grupi parlamentar. Në një postim në Facebook, Koçeku nuk i ka kursyer ironitë dhe kritikat mes ish-partisë ku ajo bëntë pjesë dhe Spiropalit. ‘Neomalësorja’ i është drejtuar Spiropalit, duke e paralajmëruar se hapi tjetër që e pret atë është dorëzimi i mandatit si deputete. “Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë ‘dorëzo mandatin!’. Nëse nuk e dorëzon, kanë me të heq imunitetin. Dhi e egër s’kanë si me të thanë”, shkruan Koçeku.