Eksplozivi ndaj lokalit në Athinë, zbulohet emri i pronarit shqiptar. Tre herë pre e sulmeve

Eksplozivi ndaj lokalit në Athinë, zbulohet emri i pronarit shqiptar. Tre herë pre e sulmeve

Detaje të reja po dalin në dritë rreth sulmit me eksploziv në lokalin në rrugën “Sinopis” në Nea Ionia të Athinës, i cili ndodhi në orët e para të së martës, duke shkaktuar dëme të shumta në biznes, dyqanet fqinje, ndërtesa dhe automjete të parkuara. Videoja e kamerave të sigurisë tregon dy persona që dyshohet se janë përfshirë në sulm, ndërsa autoritetet policore po shqyrtojnë mundësinë që shpërthimi të jetë i lidhur me incidente të mëparshme në bizneset e drejtuara nga i njëjti pronar. Policia e ka identifikuar atë si shqiptarin Aleko Kanani, 39 vjeç. Zyrtarët e Departamentit të Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (TEEM) vlerësojnë se pajisja shpërthyese ishte bërë nga një enë plastike, në të cilën ishin vendosur material shpërthyes dhe një sistem detonimi...