E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për “protestuesit e dhunshëm”!

E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për “protestuesit e dhunshëm”!

Ka nisur zbatimi i masës së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, për ndalimin e daljes jashtë vendit, për të gjithë ata persona që dyshohet se kanë kryer akte dhune gjatë protestave. Një 21-vjeçari i është ndaluar të udhëtonte drejt Greqisë, me arsyetimin se për të rezulton një njoftim në sistemin e të dhënave. Aktualisht nuk jepen shpjegime të mëtejshme mbi rastin. Edhe pedagogu dhe aktivisti Ermal Hasimja denoncoi se ishte ndaluar në aeroportin e Rinasit, gjatë kontrollit të pasaportës. Në një reagim në rrjetet sociale, Hasimja deklaron se policja që po kryente kontrollin e pasaportave nuk e njohu, por konstatoi diçka në sistemin e policisë. Pas kësaj, ai u shoqërua në zyrën e shefit të turnit, i cili i shpjegoi se situata mund të kishte...