Gjendet pas dy javësh 13-vjeçarja, u abuzua nga disa persona
Një ngjarje e rëndë është zbuluar pas gjetjes së një 13-vjeçareje amerikano-shqiptare nga Shkodra, e cila ishte raportuar e zhdukur prej disa ditësh. E mitura u gjet në Tiranë në gjendje të rënduar psikologjike, pas kërkimeve të zhvilluara nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe me asistencën e Ambasadës Amerikane. Nga ekzaminimet mjekësore, dëshmia e vajzës dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve, dyshohet se 13-vjeçarja është abuzuar seksualisht nga disa persona të rritur në qytete të ndryshme të vendit. Deri më tani janë arrestuar të paktën katër persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetuesit dyshojnë se numri i personave të përfshirë mund të jetë shtatë ose më shumë. Në disa raste dyshohet edhe për shfrytëzim seksual kundrejt pagesës. E mitura aktualisht ndodhet në...
Burimi:
kohajone.com