30 mijë banorë përfitojnë nga stacioni i ri në Fier, ministri Karakaçi inspekton punimet
Ministri i Energjisë, Enea Karakaçi ka inspektuar pasditen e sotme punimet në nënstacionin e ri elektrik “Fier 2”. Nënstacioni ka një kapacitet prej 100 MË dhe ndërtimi i tij ka përfunduar në masën 99%, ndërsa kanë mbetur vetëm disa punime të vogla për t’u sistemuar. Ai është pajisur me dy transformatorë dhe do të shërbejë si një nyje e rëndësishme për rrjetin e shpërndarjes dhe atë të transmetimit. Sipas ministrit ky investim që synon të përmirësojë sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike për rreth 30 mijë banorë të qytetit të Fierit dhe zonave përreth, si edhe do të përballojë kërkesat për energji nga bizneset, bujqësia dhe zhvillimi i zonës. Paralelisht me këtë investim, po ndërtohen 10 fidra të rinj, shtatë prej të cilëve...
Burimi:
kohajone.com