Rama: Dy hapa të rëndësishëm në bashkëpunimin me Italinë, Instituti Kombëtar i Onkologjisë nis funksionimin në janar 2027
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar dy zhvillime të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit me Italinë për modernizimin e sistemit shëndetësor shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar në Milano një marrëveshje bashkëpunimi me Policlinico di Milano, e cila synon transferimin e ekspertizës, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike, si dhe avancimin e kërkimit shkencor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Një tjetër zhvillim lidhet me bashkëpunimin me Institutin Kombëtar të Tumoreve në Itali, me të cilin është dakordësuar plani i përbashkët për nisjen e funksionimit të Institutit Kombëtar të Onkologjisë në Shqipëri, duke filluar nga janari i vitit 2027. Këto marrëveshje synojnë forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor shqiptar përmes ekspertizës italiane, modernizimit të...
Burimi:
kohajone.com