Grabisnin banesat për vetëm 10 minuta, tre shqiptarët u fshehën në pyll me çadër kampingu

Grabisnin banesat për vetëm 10 minuta, tre shqiptarët u fshehën në pyll me çadër kampingu

Një grup kriminal shqiptar, i specializuar në grabitjen e banesave në Spanjë, është shkatërruar nga autoritetet spanjolle në kuadër të operacionit të koduar “Ziralla”. Tre shtetasit shqiptarë, Renato D., Ermal N. dhe Florian P., dyshohet se janë autorë të të paktën 17 grabitjeve në provincat Ourense, Pontevedra dhe A Coruña, ndërsa të tre ndodhen tashmë në paraburgim. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është mënyra e organizimit të grupit, i cili arrinte të përfundonte një grabitje në banesa brenda vetëm 10 minutash. Sipas gazetës spanjolle “La Región”, shqiptarët përdornin pajisje të specializuara dhe teknologji për të identifikuar sendet me vlerë dhe për të shmangur gjurmimin nga policia. Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan targa të palosshme, të cilat ndërroheshin vazhdimisht për të fshehur identitetin e automjeteve....