No Image Available

Thaçi mund ta kishte shlyer dënimin me paraburgim? Avokatët kundërshtojnë Hagën

Avokatët e Hashim Thaçit kundërshtojnë llogaritjen e dënimit prej 17 muajsh nga Gjykata Speciale në Hagë. Sipas mbrojtjes, ish-presidenti i Kosovës do ta kishte shlyer tashmë dënimin nëse koha e kaluar në paraburgim do të ishte llogaritur ndryshe. Ekipi mbrojtës ka paralajmëruar ankimimin e vendimit, duke kundërshtuar mënyrën se si gjykata ka përllogaritur periudhën e paraburgimit dhe vuajtjen e njëkohshme të dënimeve në dy çështje të ndryshme. Në një shkresë të dorëzuar më 23 nëntor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatja Sophie Menegon bëri të ditur se mbrojtja rezervon të drejtën për ta dërguar çështjen në Dhomën e Apelit. Më 17 nëntor 2026, Gjykata Speciale e shpalli Thaçin fajtor për disa vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe e dënoi me 17 muaj burgim....