Dy orë pa energji elektrike, cilat zona preken në Pogradec?
OSHEE ka njoftuar se qyteti i Pogradecit dhe Njësia Administrative Buçimas do të mbeten pa energji elektrike këtë të martë, për shkak të një defekti të konstatuar në nënstacionin elektrik. Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë do të nisë në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00. Gjatë kësaj periudhe, ekipet do të punojnë për riparimin e avarisë dhe rikthimin e furnizimit me energji. OSHEE u ka kërkuar abonentëve mirëkuptim për ndërprerjen e përkohshme.
Burimi:
ntv.al