“Dorëzo mandatin, pastaj imunitetin”, Koçeku ironizon Spiropalin
Ish-deputetja socialiste, tashmë deputete e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar me ironi pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Përmes një postimi në Facebook, Koçeku i është drejtuar ish-koleges së saj me një mesazh ku ironizon edhe zhvillimet e mundshme që mund të pasojnë vendimin e socialistëve. “Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë ‘dorëzo mandatin!’. Nëse nuk e dorëzon, kanë me të heq imunitetin. Dhi e egër s’kanë si me të thanë”, shkruan Koçeku. Reagimi vjen pas votimit në Grupin Parlamentar të PS-së, ku deputetët autorizuan kreun e grupit, Taulant Balla, të përgatisë dokumentacionin për përjashtimin e Spiropalit. Në mbledhje, ku Spiropali nuk ishte e pranishme, Bledi Çuçi dhe Erion Braçe abstenuan. Çuçi kishte kërkuar që Spiropalit t’i jepej...
Burimi:
ntv.al