Pas rënies së tre raketave ruse, NATO dërgon avionë spiunë për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore polake

Pas rënies së tre raketave ruse, NATO dërgon avionë spiunë për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore polake

NATO ka vendosur të dërgojë një avion të paralajmërimit të hershëm AWACS në Poloni, si pjesë e masave të saj për forcimin e mbrojtjes në krahun lindor të aleancës, pas incidentit ku tre raketa ruse ranë në territorin polak. Zëvendësministri i Mbrojtjes i Polonisë, Pawel Zalewski, deklaroi pas një takimi të NATO-s në Bruksel se vendosja e avionit AWACS do t’i japë vendit dhe aleancës një pamje më të qartë të situatës ajrore dhe mundësi më të mira reagimi ndaj kërcënimeve. “Polonia do të ketë një avion paralajmërues AWACS. Ky sistem na ofron ndërgjegjësim më të madh operacional dhe na ndihmon të reagojmë më efektivisht ndaj këtyre rreziqeve”, u shpreh ai. Më pas, një zëdhënës i NATO-s konfirmoi se Komandanti Suprem i Forcave Aleate për...