GJL prish vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin, çështja e këngëtarit do të rigjykohet nga një trupë tjetër
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit që shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, duke vendosur rikthimin e çështjes për rigjykim në Apel, me një tjetër trupë gjykuese. Kështu, procesi gjyqësor ndaj këngëtarit do të nisë sërish, pas vendimit që më parë e kishte nxjerrë atë të pafajshëm. Çështja lidhet me dyshimet për falsifikimin e një akti noterial dhe justifikimin e një shume prej 210 mijë eurosh. Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen pas rekursit të Prokurorisë, e cila kundërshtoi pafajësinë e dhënë nga Apeli dhe kërkoi rishikimin e vendimit. Luiz Ejlli u akuzua për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, ai kishte...
Burimi:
javanews.al