Dieta që redukton yndyrën në mëlçi me 67% dhe ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak
Një studim i ri sugjeron se dieta ketogjenike (keto) mund të jetë më e efektshme se dieta mesdhetare dhe dieta me përmbajtje të ulët yndyrash në reduktimin e yndyrës në mëlçi dhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Dieta ketogjenike (keto) është një regjim ushqimor me përmbajtje të ulët karbohidratesh, përmbajtje të lartë yndyrash dhe sasi të moderuar proteinash, i krijuar për të ndryshuar burimin kryesor të energjisë së organizmit nga glukoza (sheqeri) te ketonet (molekula të prodhuara nga yndyrat). Në studim morën pjesë 42 të rritur që ishin mbipeshë ose obezë, kishin prediabet dhe vuanin nga sëmundja e mëlçisë së yndyrshme. Ata u ndanë në tri grupe, ku secili grup ndoqi një dietë të ndryshme. Grupi i parë ndoqi dietën ketogjenike, e cila përmban...
Burimi:
syri.net