Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën
Jeta Deda është emëruar në krye të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi. Deda zëvendëson në këtë detyrë Elisaveta Treskën. Deri më tani, Deda mbante postin e drejtoreshës së Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, nga ku dha dorëheqjen në kuadër të dorëheqjeve të kërkuara në drejtimin e institucioneve shëndetësore. Pas kësaj dorëheqje, asaj iu besua detyra e drejtoreshës së përgjithshme të Sanatoriumit.
Burimi:
javanews.al