Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026
Nga monitorimi i konsumit të energjisë dhe menaxhimi i flotave, te analiza inteligjente e pamjeve dhe siguria kibernetike, teknologjia po u jep bizneseve mjete të reja për të optimizuar kostot dhe operacionet. Në ECGE 2026, Vodafone Albania prezantoi gjashtë zgjidhje të Vodafone Business që e sjellin këtë transformim në praktikë. Të prezantuara gjatë edicionit të pestë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE), më 19–20 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, zgjidhjet sollën në vëmendje se si konektiviteti, Interneti i Gjërave (IoT), inteligjenca artificiale dhe automatizimi mund t’u përgjigjen nevojave konkrete të bizneseve. Për Evi Hoxhën, Drejtori Vodafone Business në Vodafone Albania, investimi në teknologji duhet të nisë pikërisht nga këto nevoja dhe të vlerësohet përmes rezultateve që sjell për biznesin,...
Burimi:
kohajone.com