Bordi i Transparencës ndryshon çmimet/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve. Vendimi i ri hyn në fuqi këtë të martë, më 24 nëntor, në orën 14:00. Sipas vendimit, çmimi i naftës me pakicë do të jetë jo më shumë se 195 lekë për litër, nga 201 lekë që ishte më parë, duke pësuar një ulje prej 6 lekësh. Edhe benzina pëson një ulje të lehtë. Ajo do të tregtohet me jo më shumë se 159 lekë për litër, nga 160 lekë që ishte në vendimin e mëparshëm. Ndërkohë, çmimi i gazit për automjetet zbret në 69 lekë për litër, nga 71 lekë që ishte më parë. Edhe nafta për aktivitetin e peshkimit pëson ulje, duke zbritur nga 105 në 99 lekë për litër. Çmimet e reja...
Burimi:
syri.net