Hidhet në erë me tritol lokali i një shqiptari në Athinë, dyshohet gjobvënie! Momenti i shpërthimit

Hidhet në erë me tritol lokali i një shqiptari në Athinë, dyshohet gjobvënie! Momenti i shpërthimit

lokali ne athine ATHINË- Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në një lokal në Athinë, në pronësi të një shqiptari. Sipas mediave greke, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:40, në lagjen Nea Jonia të Athinës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Ndërkohë, mediat e shtetit fqinj kanë publikuar edhe pamjet e momentit të shpërthimit, të filmuara nga një farmaci që ndodhet përballë kafenesë. Sipas raportimeve, dëshmitarë okularë thanë se ishin dy persona që vendosën një mekanizëm shpërthyes në ambientet e jashtme të lokalit dhe në vazhdim u larguan me një motoçikletë.  Menjëherë pas shpërthimit, u mobilizuan Departamenti i Zjarrfikësve dhe një ekip nga Departamenti i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese, ndërsa hetimet e Policisë Helenike pritet të sqarojnë rastin.  Shkaqet e ngjarjes nuk bëhet...