Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona të tjerë! Mes tyre edhe ish-vjehrra e ish-kunati

Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona të tjerë! Mes tyre edhe ish-vjehrra e ish-kunati

arlinda zekaj KOSOVË- Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjarje e ndodhur më 25 tetor të këtij viti. Sipas raportimeve, 4 personat janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në rastin e vrasjes së 49-vjeçares.  Sipas informacioneve të para, të arrestuarit janë të afërm të familjes së ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylajt. Mes tyre është edhe ish-vjehrra e Arlindës, Nurije dhe ish-kunati i saj Driton Sylaj.  Ndërkohë, për vrasjen e 49-vjeçares akuzohet ish-kunati tjetër, Albert Sylaj, ndërsa ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, ishte ndaluar për veprën penale të kanosjes. Të dy aktualisht ndodhen në paraburgim. Arlinda Zekaj, 49 vjeçe u vra me të sëpatë, mbrëmjen e të dielës, 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës. Autori i dyshuar i vrasjes,...