Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë: Brukseli optimist për udhëheqjen e re

Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë: Brukseli optimist për udhëheqjen e re

Serbia “me shumë gjasë” nuk do të harmonizohet me deklaratën përfundimtare të samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pasi ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiq, nuk do të marrë pjesë në këtë takim. Kështu bënë të ditur zyrtarë të lartë të BE-së, të përfshirë në përgatitjet për samitin që do të mbahet të mërkurën, më 25 nëntor, në Bruksel. Në deklaratën përfundimtare, ndër të tjera, thuhet se madhërimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik nuk janë në pajtim me vlerat themelore të BE-së. Nga vendet e rajonit kërkohet të kultivojnë respektin dhe solidaritetin ndaj të gjitha viktimave, si dhe të respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe vendore për krime lufte. Çupiq mori detyrën...