SYRI TV/ Rama përjashton Elisa Spiropalin nga grupi PS, ngelet me 81 deputetë, emrat deputetëve që munguan
Elisa Spiropali është përjashtuar edhe nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, pas kritikave ndaj kryeministrit Edi Rama dhe vendimit të tij për ta përjashtuar nga çdo forum i partisë. Deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan, ndërsa Damian Gjiknuri dhe Fatmir Xhafaj, që kishte kërkuar një tjetër mundësi për Spiropalin, munguan në mbledhje. SYRI TV Pas përplasjeve në asamblenë e Partisë Socialiste dhe pas përjashtimit nga forumet e Partisë, kryeministri Edi Rama, e ka përjashtuar Elisa Spiropalin edhe nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke ndarë përfundimisht rrugët me ish bashkëpunëtoren e tij, pas kritikave publike qe ajo i kishte bërë lidershipit të tij. Ndërsa në mbledhjen e Asamblesë, Rama nuk hodhi për votim sipas statusit përjashtimin e Spiropalit, në mbledhjen me dyer te mbyllura, grupit parlamentar i PS-së, votoi pro përjashtimit...
Burimi:
syri.net