DO TA VENE NEN NARKOZE, PO KUSH GARANTON/ AVOKATI NGRE DYSHIME PER OPERACIONIN E VELIAJT

DO TA VENE NEN NARKOZE, PO KUSH GARANTON/ AVOKATI NGRE DYSHIME PER OPERACIONIN E VELIAJT

Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca ka komentuar dyshimet e Erion Veliajt për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë, duke e konsideruar të kuptueshme mosbesimin e kryebashkiakut të Tiranës ndaj operacionit të organizuar në Spitalin Memorial të Fierit. Sipas Ndrecës, shqetësimi i Veliajt lidhet me faktin se ndërhyrja po organizohet nga i njëjti institucion që, sipas pretendimeve të kryebashkiakut, ka përgjegjësi për transferimin e tij nga një institucion paraburgimi në tjetrin. Ish-deputeti socialist vuri në pikëpyetje mënyrën se si Drejtoria e Burgjeve ka menaxhuar këtë proces, duke theksuar se asnjë vizitë mjekësore apo ndërhyrje kirurgjikale nuk mund të kryhet pa dijeninë dhe miratimin e pacientit. Ndreca kujtoi gjithashtu se personat në paraburgim kanë të drejtë të zgjedhin mjekun e tyre, edhe duke përballuar vetë shpenzimet për trajtimin. Ai theksoi...