SULLTANIT FILLUAN T’I BEJNE PYETJE/ SHKULLAKU SKANON PANIKUN E RAMES BRENDA PS-SE

SULLTANIT FILLUAN T’I BEJNE PYETJE/ SHKULLAKU SKANON PANIKUN E RAMES BRENDA PS-SE

Gazetari Armand Shkullaku e sheh ashpërsimin e përplasjeve brenda Partisë Socialiste si një shenjë të dobësimit politik të Edi Ramës dhe të frikës së kryeministrit nga humbja e kontrollit mbi partinë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit zgjedhor dhe 87 mandateve që ka në dispozicion mazhoranca, Rama ndodhet në pikën më të dobët të karrierës së tij politike. Në analizën e tij, Shkullaku e lidh këtë dobësim me protestat e fundit dhe me atë që e cilëson si thyerje të frikës së qytetarëve. Dalja masive e njerëzve në shesh, sipas gazetarit, ka dëshmuar një fuqi qytetare që deri pak kohë më parë dukej e pamundur, duke rrëzuar njëkohësisht imazhin e pathyeshmërisë që kryeministri kishte ndërtuar përmes propagandës dhe komunikimit publik. Shkullaku thekson se, në këtë situatë, Partia...