Gati ndryshimi i madh/ Veliaj premton çerdhet dhe kopshte falas në 2027

Gati ndryshimi i madh/ Veliaj premton çerdhet dhe kopshte falas në 2027

Ndryshon drejtimi i Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë. Arjola Byzyka do të marrë drejtimin e këtij institucioni, duke zëvendësuar Zhaneta Beqirin, e cila e ka mbajtur këtë detyrë prej vitesh. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka falënderuar Beqirin për 13 vitet e bashkëpunimit dhe kontributin në drejtimin e institucionit. Në të njëjtin njoftim, Veliaj ka bërë të ditur edhe një vendim që prek familjet e kryeqytetit. Sipas tij, duke nisur nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet në Tiranë do të ofrohen falas. Kryebashkiaku e ka cilësuar këtë si një hap në mbështetje të prindërve dhe lehtësimin e barrës financiare për familjet. Mbetet për t’u parë se si do të zbatohet kjo nismë dhe cilat do të jenë...