No Image Available

Malltezi përplaset me SPAK: Prokuroria e ka gënjyer, nuk i ka dhënë dokumentacionin e duhur

Seanca e radhës për çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe persona të tjerë, po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Në nisje të seancës, GJKKO vendosi caktimin e ekspertëve për kryerjen e një akti ekspertimi ndaj dëshmitarit Isa Tare. Ekspertët duhet të përcaktojnë nëse ai vuan nga ndonjë sëmundje që mund të ndikojë në aftësinë për të dëshmuar, si dhe nëse kishte probleme të tilla shëndetësore në kohën kur u mor në pyetje në vitin 2022. Dëshmitari i parë që u paraqit para gjykatës ishte Rolando Llazari, i cili gjatë viteve 2002-2011 ka punuar në strukturat administrative dhe pronësore të Ministrisë së Mbrojtjes. I pyetur nga SPAK nëse klubi sportiv Partizani ishte përfshirë në planin e përhapjes së Forcave të...