Pas operacioneve në Itali, Erion Vushkulli, i plagosur me plumb gome thirret në Prokurori

Pas operacioneve në Itali, Erion Vushkulli, i plagosur me plumb gome thirret në Prokurori

Erion Vushkulli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, pak ditë pas kthimit nga Italia, ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në sy. I riu mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë një prej protestave të zhvilluara në kryeqytet. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe ka thirrur Vushkullin për të dhënë dëshminë e tij. Njoftimi për paraqitjen në organin e akuzës iu bë menjëherë pas kthimit të tij nga Italia. Dëshmia e të riut pritet të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të plagosjes dhe përgjegjësive për incidentin.