Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit në Kuvend ka miratuar ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e fundit parlamentare, i kërkuar nga Partia Demokratike. Vendimi vjen pas reflektimit të qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, ku PD kishte ankimuar refuzimin fillestar të Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor. Miratimi në Këshillin e Legjislacionit i hap rrugën opozitës që të paraqesë edhe një herë kërkesën në Konferencën e Kryetarëve. Më pas, çështja do të kalojë në seancë plenare, ku deputetët do të votojnë për ngritjen e komisionit hetimor, duke përcaktuar edhe afatet dhe përbërjen e tij.