Reforma zgjedhore, Balla: Ligji për financimin e partive duhet miratuar deri më 31 dhjetor. Jemi pro votimit dhe numrit elektronik

Reforma zgjedhore, Balla: Ligji për financimin e partive duhet miratuar deri më 31 dhjetor. Jemi pro votimit dhe numrit elektronik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar përmbylljen e punës për reformën zgjedhore brenda datës 30 nëntor, duke theksuar se nuk ka më arsye për shtyrje të afateve. Në një prononcim për mediat, Balla u shpreh se koha në dispozicion është e mjaftueshme për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe për të depozituar propozimet brenda afatit të përcaktuar. Sipas tij, ligj i financimit të partive politike duhet miratuar brenda 31 dhjetorit, pasi është një detyrim në kuadër të procesit të integrimit europian. “Në reformën zgjedhore vetëm shpejtësi nuk ka pasur. E falënderoj Komisionin e Venecias që solli ekspertin këtu, por koha është mëse e mjaftueshme që të mbyllet brenda afatit të 30 nëntorit. Ligji për financimin e partive nuk...