Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

Sistemi Unik i Gjobave, e-Gjoba, do të sjellë një mënyrë të re administrimi të kundërvajtjeve administrative në vend, duke i dhënë fund praktikës së gjobave të vendosura në letër. Platforma e re digjitale synon të rrisë transparencën, gjurmueshmërinë dhe informimin e qytetarëve dhe bizneseve për çdo penalitet. Përmes sistemit e-Gjoba, çdo kundërvajtje do të pajiset me një numër unik identifikimi dhe një bazë të qartë ligjore. Qytetarët do të njoftohen për gjobat përmes platformës e-Albania dhe mesazheve në telefon, ndërsa do të kenë mundësi t’i kontrollojnë, paguajnë dhe apelojnë ato në mënyrë digjitale. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të sistemit, u shpreh se kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Sipas...