Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

Drejtori për zgjerimin në KE, Gert-Jan Koopman ka shprehur optimizëm për mbylljen e negociatave për vendin tonë brenda vitit 2027. “Në udhërrëfyesin për Shqipërinë kemi parashikuar mbylljen e përkohshme të kapitujve të mbetur të negociatave deri në fund të vitit 2027. Shqipëria ndodhet pak a shumë aty ku ndodhej Mali i Zi në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Tani, natyrisht, realizimi i këtij objektivi varet edhe nga ajo që ndodh brenda vendit”, tha Koopman. Koopman shpreson se Mali i Zi dhe Shqipëria do të ruajnë ritmin e reformave. “Nëse kthehemi pas, në vitin e kaluar apo atë të mëparshëm, afatet kohore për Malin e Zi dhe Shqipërinë ishin të përcaktuara; dhe ndoshta jo të gjithë prisnin që këto dy vende t’u përmbaheshin këtyre afateve,...