Rama: S’ka më gjoba në copa letre. Regjistër kombëtar për masat administrative dhe kamera në trup
ryeministri Edi Rama ka prezantuar nismën për krijimin e një sistemi unik të gjobave. Në fjalën e tij, gjatë këtij aktiviteti, Rama deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave do të jetë plotësisht i gjurmueshëm, me një bazë të unifikuar ligjore dhe identifikim të çdo punonjësi që merr vendimin për gjobitjen. Rama deklaroi se qytetarët do të njoftohen menjëherë përmes platformës e-Albania dhe me mesazh në telefon, sapo të vendoset një gjobë. “Ndërkohë që të gjitha institucionet që ju drejtoni mund të hyjnë në një epokë të re të vendosjes së gjobave nëpërmjet mjeteve të teknologjisë digjitale, gjë që sjell, në radhë të parë, njoftimin e menjëhershëm të qytetarit përmes platformës ‘e-Albania’, e cila njëkohësisht dërgon në mënyrë automatike një mesazh në telefonin e...
Burimi:
kohajone.com