Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje një zyrtar shtetëror për spiunazh në favor të një vendi të huaj, sipas një raporti të botuar të hënën nga një llogari e mediave sociale e lidhur me shtetin. Zyrtari, i identifikuar vetëm si Ma, u shpall fajtor për kalimin e informacioneve sekrete kundrejt pagesës, raporton media shtetërore. Raporti u publikua në një llogari online të drejtuar nga Gold Wall Press, një shtëpi botuese e lidhur me Administratën Kombëtare për Mbrojtjen e Sekreteve Shtetërore. Agjencia AFP e përshkruan Ma si zyrtar ministror, ndërsa Reuters si zyrtar administrativ në aparatin qendror të Kinës. Sipas raportit, një operativ i huaj i quajtur “Kailin” e rekrutoi Ma gjatë kohës që ai punonte jashtë vendit. Kailin fillimisht takohej me të rregullisht...