Tyson Fury zbulon diagnozën e skizofrenisë dhe çrregullimit bipolar para duelit me Anthony Joshua
Në ferr e kthim. Boksieri britanik Tyson Fury ka zbuluar se vuan nga skizofrenia dhe çrregullimi bipolar. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë vendosi të flasë hapur për betejat e tij me shëndetin mendor, të cilat u shfaqën dhe u diagnostikuan pak pasi ai fitoi titullin botëror kundër ukrainasit Wladimir Klitschko në vitin 2015. Në një dokumentar të disponueshëm në Netflix, 38-vjeçari Fury e përshkruan atë periudhë me fjalë të forta: “Nuk ka fjalë për të përshkruar errësirën në të cilën ndodhesha. Ishte si të jetoje në një lloj ferri.” Boksieri, i njohur me nofkën “Mbreti Cigan” (The Gypsy King), rrëfeu gjithashtu se kishte frikë se do të përfundonte në një dhomë të mbushur me materiale të buta mbrojtëse dhe me derën të mbyllur,...
Burimi:
telesport.al