Arrestohen ish-komandanti i mbrojtjes së Srebrenicës dhe ish-anëtarja e Asamblesë, ndihmuan një të arratisur

Arrestohen ish-komandanti i mbrojtjes së Srebrenicës dhe ish-anëtarja e Asamblesë, ndihmuan një të arratisur

Komandanti i mbrojtjes së Srebrenicës gjatë luftës, Naser Oric, dhe ish-anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, Nikolina Sljivic, u arrestuan të martën gjatë një operacioni të përbashkët policor, që kishte në shënjestër persona të dyshuar se kishin ndihmuar të arratisurin Dorde Zdrale t’i shpëtonte arrestimit. Lajmi u konfirmua nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA). Oficerët nga SIPA dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Srpska, MUP RS, të ndihmuar nga agjenci të tjera policore, nisën bastisje të koordinuara në vende të shumta në Bosnjë dhe Hercegovinë herët këtë mëngjes. Sljivic u ndalua në Sarajevën Lindore, ndërsa Oriç u arrestua në zonën e Olovës. “Operacioni po kryhet me qëllim mbledhjen e provave dhe arrestimin e personave të lidhur me Dorde Zdrale, i...